Maluma në Tiranë, kryeqyteti mbushet me fansa nga e gjithë Shqipëria: I lumtur që ndodhem këtu, do vij sa herë të më kërkoni

14 Mars 2022, 20:49| Përditesimi: 15 Mars 2022, 08:29

  • Share

Tirana nën atmosferën festive ka pritur sot këngëtarin e famshëm Maluma, i cili performoi në skenë për mijëra fansa. Kjo është hera e parë që ylli botëror vjen në Tiarnë në kuadër të turit të tij “Papi Juancho Tour”. Në koncertin që u zhvillohua në sheshin ‘Nënë Tereza’ ka performuar edhe këngëtarja Ronela Hajati dhe këngëtari Elgit Doda.

Rreth 10.000 bileta janë prerë për të ndjekur koncertin e Malumës, ndërkohë që 2400 të huaj kanë ardhur në Tiranë për koncertin.

Maluma zhvilloi një interes për muzikën në moshë të re dhe filloi të regjistronte këngë në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare. Ai publikoi albumin e tij debutues, Magia, një vit më vonë në 2012. Megjithatë, albumi i tij i suksesshëm ishte Pretty Boy, Dirty Boy i vitit 2015, i cili e çoi në bashkëpunime të suksesshme me disa artistë.

Kënga e tij “Haëái” arriti numrin tre në Billboard Global .  Me shitje prej mbi 18 milionë disqe (albume dhe këngë), Maluma është një nga artistët më të shitur të muzikës latine

Ai ka punuar me artistë të tjerë ndërkombëtarë, si Ricky Martin dhe The Weeknd etc.  Maluma ka fituar një çmim Latin Grammy, një MTV Video Music Aëard, dy çmime muzikore të Amerikës Latine dhe është nominuar për një çmim Grammy për albumin më të mirë latin pop.

Ora 21:15
Maluma këndon në Tiranë: I lumtur që ndodhem këtu, do vij sa herë të më kërkoni

Këngëtari i famshëm Maluma po performon para mijëra fansave në sheshin ‘Nënë Tereza’. para tyre Maluma tha se ndihet i lumtur që ndodhet në Shqipëri dhe se do të vijë sërish sa herë që fansat ta kërkojnë.

"Ju dua me gjithë zemër. Jam shumë i lumtur që ndodhem për herë të parë në Shqipëri. Do jem këtu sa herë të më kërkoni", tha ai.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alma , shoqja e Eltonit: 15/03/2022 11:44

    T'i hash me shendet paret e fukarenjve vlla.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?