Malësi e Madhe /Arrestohen 2 vëllezër, trafikonin drogë në lokal, 1 tjetër shpallet në kërkim për lojëra fati

4 Dhjetor 2022, 09:49| Përditesimi: 4 Dhjetor 2022, 11:57

  • Share

Policia e  Shkodrës ka arrestuar dy vëllezër në fshatin Vukpalaj të Malësisë se Madhe , sepse i ka kapur në flagrancë që e kishin kthyer lokalin e tyre në vend pokeri dhe droge. Dy vëllezërit, njëri 27 vjeç dhe tjetri 22 vjeç, merreshin me shitjen e lëndëvë narkoike. Një persontjetër është shpallur në kërkim. Arrestimi i tyre u bë i mundur si pjesë e operacionit “Poker 6 “, që ishte zhvilluar për arrestimin e narkotikëve,

Ndërkohë, është shpallur në kërkim një tjetër pronar lokali, 51-vjeçari L.H  banues ne fashatin Bajzë të Malësisë së Madhe dhe pritet të arrestohet sepse njësoj si dy vëllezërit kishin përshtatur lokalin për bixhoz dhe shitje droge. Gjatë kontrollit në ambientet elokalit të tij, Policia gjeti dhe sekustroi 3 makineta për lojëra fati dhe 1 tavolinë pokeri. 

51-vjeçari akuzohet për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?