Pele me nënën e tij

Mamaja e Pele nuk e di se i biri ka ndërruar jetë

31 Dhjetor 2022, 12:49| Përditesimi: 31 Dhjetor 2022, 12:53

  • Share

Legjenda e futbollit botëror, Pele u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare dy ditë më parë. Motra e tij, Maria Lucia bën me dije për ESPN se nëna e Pele, Dona Celeste që është 100 vjeçe nuk e di që i biri ka ndërruar jetë.

"Ne folëm por ajo nuk e di. Ajo është mirë, por është në botën e saj të vogël. Ajo hap sytë, unë them 'të lutemi për të'. Ajo nuk është e vetëdijshme", tha Maria Lúcia në një intervistë për ESPN.

Në vijim, motra e Pele u ndal edhe te momentet e fundit të brazilianit.

"Ishin momente shumë të vështira. E dimë shumë mirë që nuk jemi të përjetshëm por më trishtoi shumë. E shoqëruam deri në fund. Ai vetë e kuptonte që po largohej. Ishte shumë i qetë. Folëm pak, e pashë se çfarë ndiente. Me tha që ishte në duart e Zotit", tha Maria Lucia.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?