Mamaja e Rita Orës, Vera po jep kontributin e saj në këtë periudhë të vështirë që po kalon bota.
“The Sun” i ka dedikuar një artikull nënës së këngëtares me origjinë shqiptare.
Me profesion psikiatre ku njëkohësisht ka punuar edhe si mjeke e përgjithshme, ajo po ndihmon të gjithë kolegët e saj që të përballojnë fluksin në rritje të të sëmurëve me COVID-19.
Nëpërmjet një video të publikuar nga Vera ajo u kërkoi ndjekësve të saj të rrinë në shtëpi për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së COVID-19.
“Edhe pse merrem me pacientët që kanë probleme me shëndetin mendor, po ndihmoj edhe kolegët e mi heronj. Është një kohë shumë e rrezikshme dhe të gjithë nuk janë të sigurtë dhe duhet qëndruar në shtëpi, ne po mbizotërohemi me pacientët që kalojnë dhe i rrezikojnë të gjithë”, është shprehur ajo,
Ndërsa Rita Ora ndodhet e izoluar në shtëpinë e saj, ku herë pas here nëpërmjet videove u ka bërë thirrje njerëzve të jenë më të ndërgjegjshëm.
Po ashtu Rita ka promovuar bluza dhe kapele me një logo dhe tekst ku shkruhet: “Ndaloni përhapjen, luani rolin tuaj”.
Krahas një postimi në Instagram, këngëtarja shpjegoi se të ardhurat nga blerja e tyre do t’i shkojnë “Fondacionit të Kombeve të Bashkuara”.
Ekspertët britanikë shprehen se brenda disa javësh numri i të infektuarve me virusin vdekjeprurës do të rritet më shumë dhe nëse njerëzit nuk binden do të jetë e njëjta situatë si në Itali.
Komente

Biles shume me teper se duhet.Te lumte kryeminister.
Përgjigju