Sabrina dhe Jasmine

Mamaja i bën dhuratën më të bukur së bijës, pranon të lindë fëmijën e saj

19 Shkurt 2020, 15:59| Përditesimi: 19 Shkurt 2020, 16:06

  • Share

Jasmine Bowley, 21-vjeçarja e cila humbi oragnet riprodhuese që fëmijë i ka kërkuar së ëmës të jetë nëna surrogate e fëmijës së saj.

Sipas medias së huaj, ajo humbi vezoret dhe tubat e Faliopit, kur u diagnostifikua me kancerin Pelvic Ewings Sarcoma në moshën 7-vjeçare.

Pasi njohu partnerin e saj Daniel Bell, 27 vjeç, çifti ishin të dëshpëruar për të patur një fëmijë  dhe provuan metoda terapeutike për zëvendësimin e hormoneve, me ndihmën e një donatoreje vezësh.

Por procedura dështoi dhe mamaja e Jasminës, Sabrina Bouli, 39 vjeç, ka dalë vullnetare të mbajë dhe të lindë fëmijën e së bijës, duke përdorur nje vezë të dhuruar dhe spermën e partnerit Daniel.

 “Mendoj se është gjëja më e bukur që mund të bëj për ta, t’u jap dhuratën e jetës dhe të bëj ëndrrën e sime bije realitet”, ka thënë nëna e Jasminës.

Komento

Komente

  • Volt: 17/05/2024 19:04

    Nuk po i jep nje femije po i jep nje vella. Ca dreqin beni more se jan bere femijet sot me vajt me i ble ne supermarket. Tmerr ku po shkon kjo bote.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?