Harry dhe Charlie

Bota

'Mami, Charlie me kafshoi gishtin', videoja virale që u dashuruan të gjithë nuk do të jetë më në ‘youtube’, do të dalë në ankand

20 Maj 2021, 15:56| Përditesimi: 20 Maj 2021, 15:59

  • Share

U bë një ndër videot më virale në “youtube” dhe pas 14 vitesh videoja legjendare “Charlie Bit My Finger” (Çarli me kafshoi gishtin) do të dalë në ankand.

Dy vëllezërit, protagonistët e videos epike, në të cilën, i vogli Charlie i kafshon gishtin vëllait të madh Harry vendosën që ta nxjerrin atë në shitje.

Blerja do të realizohet në kriptomonedha, NTF dhe videoja do të fshihet përfundimisht nga “youtube”.

Harry dhe Charlie vendosën që ankandi të zhvillohet më 22 maj, pasi ajo është dita që do të shënojë 14-vjetorin e publikimit të videos së tyre.

Në video fillimisht shfaqen dy vogëlushët të përqafuar por më pas Harry pa arsye vendosë, gishtin e tij në gojën e Charliet. Në atë moment Harry thotë fjalinë epike “Charlie Bit My Finger” (Çarli me kafshoi gishtin)! Më pas të dy fillojnë të qeshin!

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?