Report Tv zbardh detaje nga hetimi i rëndë dhe mjaft i vështirë që Prokuroria e Tiranës ka në dorë për dyshimet e një abuzimi seksual ndaj një të miture vetëm 6 vjeç nga babai i saj. Detajet janë mjaft të rënda, por Report Tv zgjedh të përshkruajë disa momente që tregojnë peshën e fajit të autorit të dyshuar, pa dëmtuar njëherazi të miturën.
Çifti në fjalë, që jeton në Kamëz, janë të ndarë prej 6 vitesh, pra shumë pak pasi e mitura kishte lindur. Kohët e fundit, prej 2 muajsh, burrë e grua kishin lidhur kontaktet me njëri-tjetrin, dhe kishin nisur bashkëjetesën në Kamëz.
Më 28 tetor në orën 19.00, e mitura ka përfunduar në spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje mjaft të rëndë. Me dyshimet se ndaj saj mund të kishte pasur abuzim seksual, ishin mjekët ata të cilët njoftuan policinë, duke bërë që të nisin hetimet.
Burime nga organi i akuzës thanë për Report Tv, se nga hetimet e deritanishme vajza është dhunuar fizikisht, dhe babai dyshohet se e ka rrahur me thupër. Një ngjarje e rëndë brenda një familje shqiptare, që i kthen edhe një herë sytë nga nëna. Mësohet se ajo ka parë disa skena që i ati e qëllonte të voglën me thupër, por në një deklaratë të dyshimtë dhe absurde, nëna mësohet të jetë shprehur se mendonte “se e kishte ngaqë e kishte marrë malli”, pas shumë viteve që babai kishte qëndruar larg tyre. Në disa episode, mësohet se vajza i ka kërkuar nënës në telefon kur ajo shkonte në punë, që të mos e linte vetëm në banesë me babain e saj.
Gjendjen e saj të vështirë, si shëndetësore ashtu edhe psikologjike vajza, e kishte shfaqur edhe në shkollë.
Prokuroria ka kërkuar ekspertim të shëndetit mendor të prindërve dhe analiza nëse janë përdorues të lëndëve narkotike. Ndërkohë, Report Tv mëson se ka përfunduar edhe ekspertiza në maternitet për të parë nëse ndaj vajzës është abuzuar apo jo seksualisht, që burime për Report Tv deklarojnë se është faktuar dhe do të publikohet nesër në Gjykatën e Tiranës, ku babai do të dalë para trupës gjykuese për tu njohur me masën e sigurisë.
Sa lajme te dhimbshme po' degjojm o zot, zot imagjino nje femij 6 vjec qe rrihet me thuper, zot dhimbjen qe do ket ndjer, per mos me fol per abuzimin seksual.zoti e beft te djeget ne zjarrin e....jemi nje shtet me qytetar te turpshem, jemi complet si kafshet sepse ne qoft se femija la shfaqur shqetsimet dhe ne shkoll ata mesues qe nuk Kan lajmeuar organet e duhura Jan po' aq fajtor si mostra, turp tu vij, qe sdel dikush neser te shoj ne shkoll ti shikoj ne sy e tu Thot jeni mbetje fekale e ju jeni ATA qe do edukojn femijet tan.zot ai femij per vujtjet qe la kaluar, zot pse ky vend Asht i perber nga aq shum njerez te eger. Cdo behet me ket femij kjo severi qe lavdrohet nga kater anet e per cfar lavdrohet per nje shtet qe esht cop cop, a ndoshta do memdojn Pak per ket femij qe te ket ne te ardhmen nje jet me te mire e larg nga ATO mostra prinder.zot na coptuat zemren nga dhimja per nje femij qe e shkreta do ket vuajt shpirtn e sai.zoti e ndihmoft e zoti e bejt te vuaj ate pleher babaje.
Përgjigju