‘Mamma mia’ e tri baballarët e ftuar në dasmë, Amfiteatri plot! Nga ‘hitet’ e ABBA-ve te incidenti me dritat, spektatori pret me entuziazëm muzikalin ‘live’

26 Korrik 2023, 16:22| Përditesimi: 26 Korrik 2023, 16:29

  • Share

Me spektatorët plot, Amfiteatri i Tiranës duket i ngushtë këtë fillim javë... Hiti i ABBA-ve ‘I have a dream’  e zëri i Gerta Mahmutajt ia shtron rrugën me mesazhe dhe energji pozitive komedisë muzikore ‘Mamma mia’...

Regjisori Altin Basha e vendos për herë të parë muzikalin në Tiranë.

Ndërsa Ilirjana Basha ka krijuar një atmosferë dasme në ‘ishullin teatral’ të ideuar pranë Liqenit, një ditar e kthen Sofinë 21 vjet pas. E rritur pa babanë pranë ajo zhytet në sekretet e së kaluarës së nënës së saj, të interpretuar nga Elia Zaharia...

Janë tri histori romantike të Donës, dhe tre baballarë të mundshëm, që Sofia vendos t’i ftojë në ngjarjen e madhe... që mund të marrë tjetër kthesë.

Orkestra, performancat, gjithçka ndodh ‘live’. E madje edhe incidentetet e vogla, që shkaktojnë të qeshura në publik...

Historia rimerret me copëza dashurie, miqësie e humori, që shoqërohen nga këngët e ABBA-ve...

Komedia, e shkruar nga Catherine Johnson, është një nga më të suksesshmet në botë dhe vijon sot në mbrëmje me një kast prej afro 30 artistësh.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • cuf dabjoni: 27/07/2023 17:31

    Nuk eshte amfiteater por thjeshte Theater...mundet te cilesohet "i hapur" ose "veror"

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?