Rodri, futbollisti i ri i Manchester City-t

Sport

Man. City firmos zyrtarisht me Rodri-n, spanjolli bëhet futbollisti më i shtrenjtë i klubit

4 Korrik 2019, 13:45| Përditesimi: 4 Korrik 2019, 13:47

  • Share

Manchester City ka zyrtarizuar sot blerjen rekord të klubit futbollistin Rodri, i cili vjen nga Atletico Madrid. Të mërkurën përfaqësuesit e lojtarit kanë paguar klauzolën 70 mln euro në ‘La Liga’ për futbollistin spanjoll, ndërsa sot ka ardhur edhe zyrtarizimi te anglezët.

Mesfushori 23-vjeçar është bërë kështu futbollisti më i shtrenjtë i blerë nga ‘qyetarët’, një rekord që mbahej nga Riyad Mahrez që sezonin e kaluar u ble për 67 mln euro nga Leicester.

Te Manchester City Rodri do të mbajë numrin 16, ndërsa ka firmosur një kontartë 5-vjeçare.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?