Rasmus Hojlund

Sport

Man. United jep 'dritën jeshile', Milani pranë huazimit të Rasmus Hojlund

8 Gusht, 13:46| Përditesimi: 8 Gusht, 14:00

  • Share

Merkatoja e Milanit, si në hyrje, ashtu edhe në dalje, është ngushtësisht e lidhur me lëvizjet e klubeve të Premier League. Në fakt, afrimi i Hojlund është bërë pak më i mundshëm pas transferimit të Sesko te Manchester United, por ndërkohë dy klube angleze kanë vendosur në shënjestër lojtarë kuqezi; Malick Thiaw dhe Yunus Musah.

Ky i fundit është në radarin e Nottingham Forest. Për të dy, drejtori sportiv Igli Tare nuk pranon oferta nën 30 milionë euro. Për mbrojtësin gjerman, Newcastle mund ta rrisë së shpejti ofertën deri në 36 milionë euro. Për Musah, situata është ende në fazë fillestare pasi Nottingham po negocion me Juventusin për Douglas Luiz.

Nuk priten probleme të mëdha mes klubeve për të arritur një marrëveshje, por më e vështirë do të jetë bindja e Musah për të ndryshuar vend, pa pritur fillimisht lëvizjet e Napolit të Contes. Sigurisht, një arkëtim i madh nga tregu anglez mund të ndryshojë ndjeshëm strategjinë e Milanit në javët e fundit të merkatos.

Në këtë periudhë, kuqezinjtë do të tentojnë të mbyllin marrëveshjen për Rasmus Hojlund. Ish-sulmuesi i Atalantës ende pret që Manchester United t’i komunikojë zyrtarisht vendimin për ta nxjerrë në shitje. Marrëveshja për 22-vjeçarin, i konsideruar profili ideal nga Milani, nuk është e lehtë, por ka besim se trajneri Amorim mund të zbutet për formulën e operacionit.

Pastaj do të mbetet për t’u rënë dakord mbi shifrat. Milani nuk synon të paguajë më shumë se 5-6 milionë euro për huazimin. Gjithsesi, kjo pistë duket shumë më konkrete se ajo për Dusan Vlahovic, i cili mbetet në pritje të ofertave.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A po i liron hapësirat publike aksioni i qeverisë?