Futbollisti i Manchester United, Lisandro Martinez ka këputur ligamentin e kryqëzuar në gju dhe ka mbyllur sezonin.
Argjentinasi u dëmtua ndaj Crystal Palace dhe ka marrë lajmin e keq. Testet mjekësore kanë zbuluar një këputje të ligamentit të gjurit të majtë. Martinez do i nënshtrohet operacionit, ndërsa sezoni për të është mbyllur. Për dëmtime të tilla koha e rikuperimit zakonisht është tetë muaj.
Një tjetër problem fizik godet mbrojtësin argjentinas, i cili kishte pësuar më parë probleme të ndryshme me gjurin e djathtë. Ky është një lajm i keq jo vetëm për United, por edhe për kombëtaren e Argjentinës, pasi në mars do të përballet me dy ndeshjet më të vështira të kualifikikueseve për Botërorin 2026; fillimisht kundër Uruguajit në Montevideo dhe më pas ndaj Brazilit, në Monumental.