Moment nga ndeshjet

Man. United 'pa busull', katër ndeshje pa fitore! Chelsea barazon 1-1 në Londër kundër Nottingham, Brighton përmbys Spursat

6 Tetor, 17:19| Përditesimi: 6 Tetor, 19:37

  • Share

Premier League e futbollit në Angli është në javën e shtatë. Kjo e diel nisi me dy barazime, aty ku Chelsea dhe Man. United nuk dolën te pikët e plota.

Në "Stamford Bridge", Chelsea barazoi 1-1 me Nottingham Forest. Ishin miqtë që me Uood në minutën e 49 shënuan golin e epërsisë, ndërsa vetëm tetë minuta më vonë Chelsea gjeti golin me Madueke. Palmer asistoi për shokun e skuadrës dhe me 12 pasime finale është asistuesi më i mirë për vitin 2024 në Premier League, duke lënë pas Kevin De Bruyne me 11.

Në Birmingham, Aston Villa dhe Manchester United barazuan 0-0. Edhe pse me disa raste dhe një shtyllë nga Bruno, United nuk ia doli të merrte tri pikë për ndeshjen e katërt radhazi mes Premier League dhe Europa League.

Premier League, raundi 7-të:

E diel, 6 tetor 2024

15:00

Aston Villa 0-0 Manchester United

Chelsea 1-1 Nottingham Forest

17:30

Brighton 3-2 Tottenham

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?