Sport

Man. United pikas zëvendësuesin e Pogba, 70 mln paund për mesfushorin goleador

18 Korrik 2019, 15:15| Përditesimi: 18 Korrik 2019, 15:17

  • Share

Nga Anglia ndërkohë raportohet se Manchester United ka pikasur zëvendësuesin e Poul Pogba. Bëhet fjalë për futbollistin e Sporting Lisbonës Bruno Fernandez, i cili ka bërë një sezon të jashtëzakonshëm në Portugali.

Që pas kalimit të tij nga “Seria A” në kampionatin e vendlindjes, Fernandez ka shënuar një mal me gola duke ditur që është vetëm një mesfushor, plot 32 të tillë.

Për ta bërë të vetin mediat në Angli shkruajnë se Manchester United do të shpenzojë 70 mln paund. Gjithsesi gjithçka mbetet në kuadrin e spekulimeve, pasi për të parë diçka konkrete duhen pritur ditët në vijim. 
 

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?