Manaj do ta nisë nga stoli me Barcelonën, por sulmuesi shqiptar trondit serbët

15 Shkurt 2020, 15:50| Përditesimi: 15 Shkurt 2020, 15:52

  • Share

Rej Manaj do të nisë nga stoli ndeshjen e sotme të Barcelonës kundër Getafe-s në ‘Camp Nou’. Futbollisti i kombëtares shqiptare të premten u vendos të grumbullohej nga trajneri Setien për këtë takim, një ndeshje e cila është e para për Rei Manajn me këtë bluze historike të futbollit botëror.

Ky grumbullim erdhi si pasojë e dëmtimit të Suarez dhe Dembele-s, të cilët kanë lënë një boshllëk të madh të fazën e sulmit. Manaj u mor në janar nga skuadra B e Barcelonës, por fati ka bërë që tani të stërvitet me Messi-n e shokë.

Ky grumbullim i Manajt nga Barcelona ka bërë jehonë edhe në mediat serbe. ‘Kurir’ është tronditur shumë pasi në titull shkruan: “Lajm tronditës nga Kamp Nou, futbollisti shqiptar përkrah Lionel Mesit. Ja kush është sulmuesi i ri i Barcelonës?”

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?