Rei Manaj, futbollisti i kombëtares që ndeshjet e fundit po aktivizohet me ekipin e parë të Barcelonës, ka realizuar një tjetër gol me katalanasit pas tre të tjerëve në ndeshjen me Gimnastic.
Së fundmi sulmuesi 24-vjeçar realizoi golin e dytë në fitoren 3-1 që Barcelona mori kundër Gironas. Lushnjari konkretizoi siç duhet një top të futur në zonë nga Mortimer, duke arritur në kuotën e katër golave në dy ndeshje që është aktivizuar me ekipin e parë.
Për rrjedhojë mediat spanjolle kanë shkruar sot se trajneri Koeman i ka kërkuar klubit të ndryshojë planet për Manajn. Holandezi kërkon që shqiptari të qëndrojë në skuadër si zëvendësues i Aguerros, në një kohë kur Griezman, Coutinho dhe Braithëaite kanë dalë në shitje.
Komente

Me mirë te luaje cdo jave në Itali sesa në stol! Duan ta djegin si lojtar spanja kete duke e mbajt kot rezerve por eshte lojtar që meriton luaje cdo jave prandaj në italia duhet një sulmues si Ky!
Përgjigju