Manastirliu gjatë fjalës saj në Komision nuk la pa përmendur edhe mbështetjen që qeveria shqiptare po i jep personelit shëndetësor përmes bonusit dhe së fundmi rritjes së pagave me 40 % që nga 1 Janari i vitit 2020. Ajo tha se bonusi për mjekët dhe ndihmës mjekët do të vijojë pa ndërprerje, 1000 euro për mjekët dhe infermierët dhe 500 euro për stafin mbështetës.
“Bonusi për mjekët, infermierët, epidemiologët, laborantët, personelin ndihmës në strukturat tona të shëndetësisë qoftë në spitalet Covid, apo struktura të tjera, sipas angazhimit, do vijojë pa ndërprerje: 1000 euro për mjekët dhe infermierët dhe 500 euro për stafin mbështetës. Kryeministri sot ka deklaruar rritjen e pagave nga viti i ardhshëm 40% për mjekët dhe infermierët në sistemin shëndetësor. Kjo është një mbështetje konkrete dhe premtim i mbajtur nga qeveria për më shumë mbështetje për profesionistët e shëndetit, të cilët meritojnë respekt të jashtëzakonshëm për gjithë punë e tyre”, tha Manastirliu.
Lajmi kryesor: