Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një konferencë për shtyp ka deklaruar se sistemi shëndetësor në vendin tonë është vlerësuar me 70 pikë nga raportet ndërkombëtare.
Këtu shtoi se për përballimin e pandemisë jemi në vendin e 39.
"Raportet ndërkombëtare vlerësua shëndetësinë shqiptare. Sistemi shëndetësor u vlerësua me 70 pikë. Shqipëria renditet te 50 vendet me popullatën më të shëndeteshme në botë. këtu i referohet mbështetjes me programe të parandalimit dhe të shëndetit. Duke u ndalur te programet për prandalimin e sëmundjeve , vlen për tu theksuar se ka ndryshuar qasja dhe vlerësimi për kontrollin mjekësor bazë.
Jemi në vendin e 39 për përballimin e pandemisë. Janë thelbësore në vizionin tonë drejt mbulimit shëndetësor universal.
55.36% është rritur financimi në shëndetësi. sot kemi një mbulim më të mirë në shërbime. Nga ky finacim kanë përfituar çdo vit rreth 450 mijë shqiptarë. Për tu ndalur te investimet në sektpor sdua të lë investimet te aseti ynë më i çmuar, janë mjekët dhe infermierët. 27% rritja e pagave nga 2013. Në 2021 rriten me 40% mbështetje historike për mjekët, jo vetëm mbështetje në pagë por edhe për kushte e mira të punës", tha ministrja.
Lajmi kryesor:
Paketë specifike për familjet në nevojë! Rama-Metës: Ka procedura shtrimi në spital, jo për 8 orë siç i dhe pasaportën futbollistit! Vaksina anti-COVID do jetë falas, shpifjet i bëni për pushtet
//ReportTv.al