Në një atmosferë festive ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, festoi së bashku me fëmijët e “Zyber Hallullit” në Tiranë.
Manastirliu ka shprehur mirënjohjen për stafin e edukatorëve dhe kujdestareve të shtëpisë së fëmijës “Zybër Hallulli”, për sakrificën e bërë gjëtë këtyre muajve të pandemisë për t’u shërbyer fëmijëve.
“Më lejoni t’ju falenderoj dhe t’ju uroj nga zemra Gëzuar Vitin e Ri. Shumë faleminderit për gjithë punën që bëni. Me të vërtetë meritoni shumë më shumë. E di që keni sakrifikuar shumë përgjatë gjithë këtyre muajve. Keni ndenjur pa parë familjet tuaja duke qenë se keni qëndruar këtu në shtëpinë e “Zyber Hallulli”. Megjithatë keni bërë një punë famtastike. Një punë që e bëni çdo vit në fakt. Por ky ka qenë një vit jo i zakonshëm, edhe ka kërkuar sakrifica nga të gjithë”, tha Manastirliu.
Manastirliu duke u dorëzuar dhuratat e fundvitit fëmijëve, tha se fëmijëve nuk u ka munguar as dashuria, as ngrohtësia në këtë shtëpi që fal kaq shumë ngrohtësi dhe dashuri për të gjithë.