Ogerta Manastirliu

Manastirliu flet me shifra: Kemi rritur katër herë testimet nga muaji qershor! Parapaguam për vaksinën anti-COVID, vendi do ta ketë sapo të jetë e disponueshme

11 Nëntor 2020, 11:54| Përditesimi: 11 Nëntor 2020, 13:50

  • Share

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar se 25 milion euro janë të dedikuara për periudhën mars nëntor sa i përket pandemisë.

Ajo ka shtuar 450 mijë qytetarë përfitojnë nga rimbursimi i ilaçeve.  

"450 mijë qytetarë përfitojnë nga rimbursimi i ilaçeve.  600 mijë qytetarë të pasiguruar marrin shërbime falas. Qytetarët shqiptarë janë të sigurt në strukturat tona të shërbimeve shëndetësore. 25 milion euro të dedikuara për periudhën mars nëntor, të cilat janë dedikuar në 3 shtyllat kryesore të programit tonë për pandeminë.

Në kohën e PD ambulancat ishin vetëm furgone.Jo vetëm që kemi patur strategji dhe plane veprimi por udhëzuesi ynë ka qenë i bazuar te shkenca. Jo vetëm që kemi një plan por e kemi të buxhetuar. Dimë se ku jemi por sigurisht ajo që duam është të kemi një evoluim të situatës ekonomike. Kemi COVID 4 të pajisur dhe të gatshëm me të gjitha paisjet. Kemi rritur katër herë testimet nga muaji  qershor", tha ajo.

Ministrja e Shëndetësisë tha se është parapaguar për blerjen e vaksinës Covid nëpërmjet instrumentit COVAX të aleancës Gavi dhe vendi ynë do ta ketë sapo ajo të jetë e disponueshme.

“Situata është sfiduese, por jemi përgatitur sipas skenareve të paracaktuar, me 1600 shtretër duke përfshirë edhe spitalet rajonale për përballimin e situatës. Nëpërmjet instrumentit Covax kemi parapaguar 3,9 milion euro për të siguruar vaksinën Covid duke porositur 1 milion e 140 mijë doza”, tha Manastirliu.


Lajmi kryesor:

Paketë specifike për familjet në nevojë! Rama-Metës: Ka procedura shtrimi në spital, jo për 8 orë siç i dhe pasaportën futbollistit! Vaksina anti-COVID do jetë falas, shpifjet i bëni për pushtet


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?