Politikë

Manastirliu inspekton Pediatrinë e re të Tiranës: Standard i lartë dhe model i spitaleve miqësore për fëmijët

27 Mars 2021, 10:53| Përditesimi: 27 Mars 2021, 11:10

  • Share

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, inspektoi punimet për ndërtimin e Pediatrisë së re në QSUT, ku tha se është kryer një investim transformues i projektit madhor për modernizimin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, i cili është drejt përfundimit.

"Ka filluar të jetëzohet tashmë spitali i ri pediatrik. Është tërësisht i të njëjtit standard, siç kemi bërë kirurgjinë e re dhe siç po bëjmë edhe spitalin e ri të sëmundjeve të brendshme. Ambiente, jo vetëm që duket se ka standarde të larta, por edhe ambiente shumë miqësore për fëmijët. Besoj që deri nga 15 prilli ne e finalizojmë", tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se këto janë investime që i rezistojnë kohës, pasi janë të bëra me vizion.

"Pavarësisht gjithë punëve që kemi bërë për ta transformuar QSUT, këto janë ato investimet që do të mbeten në 30 vitet, 50 vitet e ardhshme të pandryshuara. Sepse janë investime që janë bërë me një projeksion dhe me vizion për t’u mbetur dhe për t’iu përshtatur viteve", tha Manastirliu.

Spitali i ri Pediatrik është pjesë e projektit të modernizimit të QSUT, bashkë me Spitalin e ri të Kirurgjisë që ka përfunduar dhe Spitalin e ri të Sëmundjeve të Brendshme që është në ndërtim.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?