Sociale

Manastirliu inspekton qendrën shëndetësore Laprakë: Shërbim 24 orë për urgjencat pediatrike

14 Dhjetor 2018, 20:47| Përditesimi: 14 Dhjetor 2018, 20:48

  • Share

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu inspektoi në orët e mbrëmjes qendrën shëndetësore të Laprakës e cila është kthyer në qendër 24 orëshe për të përballuar fluksin në sezonin e dimrit.

“Qendrat shëndetësore ofrojnë shërbim pa ndërprerje për urgjencat pediatrike, ndaj nuk është e nevojshme të shkohet në QSUT por shërbimi mund të merret afër vendbanimit”, tha Manastirliu gjatë inspektimit në qendrën nr.7 në Laprakë.

Me shtimin e virozave të stinës, Qendra shëndetësore nr. 7 Laprakë, Qendra shëndetësore nr. 10 tek Oxhaku, qendra shëndetësore nr 6 në Kombinat dhe Qendra Shëndetësore nr.8 në zonën e ish-bllokut ofrojnë shërbim 24/7 deri në muajin Mars.

Paralelisht, sipas njoftimit, Ministria e Shëndetësisë ka shtuar numrin e mjekëve në Pediatrinë e QSUT për të përballuar fluksin e pritshëm. Mjekët pediatër do të menaxhojnë tre turnet e shërbimit mjekësor deri në fund të sezonit dimëror.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?