Bebja e lindur prematurë

Kronikë

Manastirliu jep lajmin e mirë: Bebja prematurë fiton betejën pas shumë ditësh në terapi intensive

24 Qershor 2021, 20:28| Përditesimi: 24 Qershor 2021, 20:43

  • Share

Pas shumë ditësh të vështira në terapi intensive, foshnja e lindur prematurë  (lindje para kohe) në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ka fituar betejën për jetën.

Lajmin e bukur e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila thotë se kjo është një ditë e gezueshme për familjen e Amarit, ndërkohë që falenderon edhe mjekët.

 “Ditë e gëzueshme për familjen e Amarit dhe stafin e Reanimacionit të Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, me fitoren e betejës për jetën të Amarit të vogël, pas shumë ditësh të vështira në terapi intensive. Punë #fantastike e stafeve tona mjekësore me bebet prematurë, në shërbim të jetës #RESPEKT”, shkruan Manastirliu krahas fotos që shpërndan në Facebook.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?