Manastirliu: Kemi kryer mbi 300 testime të shpejta në një ditë! Presim hapjen e 4 pikave të reja në Tiranë (VIDEO)

22 Dhjetor 2020, 15:53| Përditesimi: 22 Dhjetor 2020, 16:18

  • Share

Ministrja  e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë një inspektimi në qendrën shëndetësore nr 10 në kryeqytet u shpreh se me hapjen e 6 pikave për testimin e shpejtë vetëm për 24 orë u kryen më shumë se 300 testime.

Ajo thotë se në rang vendi janë kryer 12 mijë teste të shpejta prej më shumë se 1 jave. Manastirliu bën me dije se aktualisht Shqipëria ka 100 mijë testime të shpejta në gjendje.

Sipas saj, me këto testime, trajtimi fillon më shpejtë dhe rimbursimi i barnave bëhet në një kohë më të shkurtër. Ndër të tjera Manastirliu tha se në ditët në vijim në Tiranë do të hapen dhe 4 pika të tjera të bërjes së testimit të shpejtë të antigenit.

“Nga dje janë hapur 6 pika të testimit të shpejtë. E kemi thënë që një qendër shëndetësore mbulon disa struktura të tjera të sistemit shëndetësor, pra më shumë se 100 mijë banorë të cilët kur kanë dyshime apo janë persona të kontaktit me të infektuar, komunikojnë me mjekun e familjes dhe përmes sistemit u vendoset dhe data për të kryer testimin. Testi kryhet në një kohë të shpejtë dhe përgjigja merret në kohë të vogël. Vetëm ditën e djeshme me hapjen e 6 pikave janë kryer më shumë se 300 teste të antigenit. Ne i kemi marrë masat për të shtuar testet. 100 mijë teste kanë mbërritur. Është e rëndësishme të vazhdojmë me intensitet pune. Dua të falenderoj ekipet mjekësore për punën që po bëjnë dhe krijimin e pikave të testimit. 6 pika në Tiranë janë funksionale, do kemi dhe 4 pika të tjera në Tiranë për të përballuar fluksin. Dhe në spitalet rajonale tashmë janë vendosur strukturat e nevojshme për të kryer testimin. I gjithë organizimi kërkon bashkëpunim mes nesh” – tha Manastirliu.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Leo: 22/12/2020 16:32

    300 testime të shpejta? sa shumë!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?