Manastirliu: Kemi rritje të infektimeve, kryesisht në zonat e Veriut! Epidemiologët: Bonusin prej 1 mijë eurosh po e marrim

16 Tetor 2020, 14:33| Përditesimi: 16 Tetor 2020, 14:50

  • Share

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një takim me ekipin e epidemiologëve të Tiranës, ka theksuar se kemi një rritje të numrit të të infektuarve me Covid.

 “Kemi një rritje të numrit të infektimeve, në Tiranë kryesisht por edhe në disa qarqe të tjera të vendit, si Durrësi, Lezha, Kukësi, kryesisht qarqet e veriut janë ato të cilat kanë një numër më të rritur të infektimeve, ndaj kemi forcuar kapacitetet. Përpos rritjes aktuale me 30% të ekipeve të terrenit do të shtojmë edhe 10 ekipe të reja dhe të mund t’ja dalim në këtë sfidë të parë të vjeshtë dimrit”, tha Manastirliu.

Duke theksuar se kapacitete e testimit janë rritur me 3 herë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deklaroi se ndër prioritetet kryesore janë shkollat, mësuesit dhe nxënësit, për të kufizuar përhapjen e infeksionit.

Testimet janë rritur me 3 herë krahasuar me muajin Qershor, sigurisht kjo falë punës që epidemiologët kanë bërë, kapaciteteve të shtuara të Instituit të Shëndetit Publik, por edhe punës në terren, sepse ashtu sikurse ne e kemi thënë, testimi pa gjurmimin dhe pa izolimin do të ishte vetëm një hallkë, por nuk do të ishte plotësim rigoroz i strategjisë për kufizimin e përhapjes së infeksionit”, tha Manastirliu.

Epidemiologët e Tiranës u shprehën se puna në terren është rritur, sidomos në institucionet arsimore dhe vatrat kryesore janë të përqëndruara në zonat me densitetin më të lartë. Ata u shprehën se bonusin prej 1 mijë euro po vijojnë ta marrin çdo muaj.

Në fokusin tonë kryesor kemi kryesisht shkollat dhe për t’u lidhur dhe me vatrat e nxehta që kemi në kryeqytet, kryesisht Astirin, ish-Bllokun, Kombinatin, etj”, u shpreh epidemiologu Rexhep Muja.

“Puna në terren vërtet është një punë e vështirë. Por falë mbështetjes edhe nga ana e qeverisë dhe e Ministrisë për pjesën e logjistikës, për pjesën e bonusit. Është e vërtetë që bonusin e kemi marrë çdo muaj të plotë”, tha epidemiologia Ermelinda Murati.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?