Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me homologun e saj turk, dr. Fahrettin Koca në Ankara.
Më qëllim për të çuar përpara axhendën e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në fushën e shëndetësisë, Ogerta dhe Koca diskutuan për ecurinë e Spitalit Memorial në Fier, bashkëpunimin mes stafeve të përbashkëta dhe forcimin e shërbimeve klinike spitalore, si një bërthamë e transferimit të dijes dhe teknologjisë, e cila do të zhvillohet sipas një plani veprimi afatmesëm, për të siguruar më shumë shërbime cilësore qytetarëve.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Manastirliu shkruan se gjatë takimit, dy homologët vendosën së bashku afatet konkrete për planin e bashkëpunimit në sektorin farmaceutik mes Agjensive të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore të vendeve tona, në funksion të rritjes së standardeve dhe sigurisë së shërbimit farmaceutik.
Manastirliu, është një ndër pjesëtarët e delegacionit të kryeministrit Rama në vizitën e tij dy-ditore në Turqi.
Lajmi kryesor:
Nga Ankaraja, Rama zbulon projektet madhore shqiptaro-turke: Fabrikë prodhimi vaksinash, qendër kombëtare e teknologjisë së lartë! Monitorojmë rendin me dronë super inteligjentë
J.GJ./ReportTv.al