Bebi Enxhi

Kronikë

Manastirliu ndan lajmin e mirë, pas 50 ditësh ‘lufte’ në terapinë intensive, foshnja fiton betejën me jetën

4 Qershor 2021, 11:15| Përditesimi: 4 Qershor 2021, 11:17

  • Share

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin e mirë se pas 50 ditësh ‘lufte’ në terapinë intensive, bebi Enxhi, që lindi në javën e 27, vetëm 1000 gr, ka arritur të fitojë betejën me jetën.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, ministrja shkruan se kjo është arritur fal punës dhe përkushtimit të ekipit të mjekëve dhe infermierëve të Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”.

Lajmin e mirë Manastirliu, e ka shoqëruar edhe me një foto të foshnjës, Enxhi.

"Jetë të gjatë Enxhi", shkruan ajo në fund. 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?