Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu

Sociale

Manastirliu në spitalin e Fierit, takon ekipin e ri të mjekëve dhe infermierëve të ardhur nga Turqia, ministrja: Hapet reparti i ORL, bëhen përgatitjet për pneumologjinë, infektivin dhe angiografinë

3 Korrik 2021, 14:18| Përditesimi: 3 Korrik 2021, 14:30

  • Share

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka qenë ditën e sotme në Spitalin e Ri Memorial në Fier, e cila ka zhvilluar një takim me ekipin e ri mjekësor turk të cilët i janë bashkuar bashkuar stafit.

Në vizitën e kryer në pavionet e ndryshme, ministrja shoqërohej edhe nga drejtoresha e spitalit Memorial Fier, Rudina Degjoni.

Në një reagim në rrjetet sociale, Manastirliu thotë se është hapur rishtazi reparti i ORL, me mjekë turq dhe shqiptarë, ku po bëhen përgatitjet për shërbimin e pneumologjisë, atë të infektivit dhe së shpejti do të jetë gati kabineti modern i angiografisë, për realizimin e procedurave kardiake me aparatura të teknologjisë së lartë dhe staf super të kualifikuar.

'Shumë e kënaqur që takova ekipin e ri mjekësor dhe infermieror të ardhur nga Turqia, që sapo i janë bashkuar super stafit shqiptaro-turk në Spitalin Memorial të Fierit, ku po zgjerohen shërbimet me standarde bashkëkohore për qytetarët e rajonit të jugut .

Është hapur rishtazi reparti i ORL, me mjekë turq dhe shqiptarë, po bëhen përgatitjet e fundit për shërbimin e pneumologjisë, atë të infektivit dhe së shpejti do të jetë gati kabineti modern i angiografisë, për realizimin e procedurave kardiake me aparatura të teknologjisë së lartë dhe staf super të kualifikuar.'- shkruan Manastirliu.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?