Foto nga ndërhyrja e mjekëve

Sociale

Manastirliu publikon fotot nga Spitali Memorial i Fierit: Nën drejtimin e profesorit turk, kryhet me sukses ndërhyrja e vështirë në mëlçi

7 Korrik 2021, 22:00| Përditesimi: 7 Korrik 2021, 22:21

  • Share

Në Spitalin Memorial të Fierit është realizuar ndërhyrja e vështirë në mëlçi. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila ka publikuar edhe dita foto nga ndërhyrja.

Manastirliu shkruan se ky spital çdo ditë e më tepër po zgjeron shërbimet me standardet më të mira për qytetarët e jugut.

“Një ndërhyrje delikate dhe e vështirë në mëlçi, për heqjen e kisteve multiple hepatike nga ekinokoku, u realizua me sukses me laparoskopi, nga super ekipi turk dhe shqiptar në Spitalin Memorial të Fierit. Ndërhyrja u krye me sukses nën drejtimin e prof. dr. Bulent Cavit Yuksel. Spitali Memorial i Fierit çdo ditë e më tepër po zgjeron shërbimet me standardet më të mira për qytetarët e rajonit të Jugut”, shkruan Manastirliu në Facebook.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?