TIRANË- Mbetet ende një mister sesi është infektuar me HIV/AIDS 1-vjeçari në sistemin spitalor në Shqipëri. Që prej publikimit të rastit më 1 Dhjetor të 2022, Report Tv ka trajtuar herë pas herë këtë ngjarje të rëndë, të infektimit të 1-vjeçarit, ndonëse dy prindërit e tij nga testimi rezultojnë negativë.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nuk ka një përgjigje të qartë mbi këtë rast, ndërsa e pyetur nga Report Tv, ajo tha vetëm se ISHP ka kryer të gjithë hetimin epidemiologjik sipas protokolleve.
“Dua të them që ne kemi ndjeshmërinë maksimale për këtë rast. Kuptojmë dhe e ndjejmë. Ndaj reagimit të prindërve, jemi mirëkuptues, e përsëris ndjeshmërinë maksimale. Në ministri ne punën e bazojmë mbi ekspertizën e ekspertëve tanë. ISHP ka kryer hetimin epidemiologjik dhe e ka vlerësuar që në çdo hallkë të sistemit shëndetësor. Sipas ISHP janë zbatuar protokollet mjekësore”, tha Manastirliu për Report Tv.
Pavarësisht hetimit epidemiologjik të ISHP, ende nuk është hedhur dritë mbi infektimin, madje Report Tv ka zbuluar se ISHP nuk ka testuar fëmijët që kanë qenë të shtruar në të njëjtët kohë dhe të njëjtat pavione me 1-vjeçarin e infektuar. ISHP ka testuar vetëm personelin mjekësor, në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” ku i sapolinduri qëndroi në reanimacion, dhe në QSUT, ku në kohë të ndryshme fëmija u shtrua në disa reparte.
Ministrja thotë se janë të hapur që t’i ofrojnë ISHP mbështetje për të vazhduar hetime të mëtejshme. Edhe drejtoresha e ISHP-së, Eugena Tomini tha se protokollet janë zbatuar në mënyrë rigoroze, por janë të gatshëm për hetime të mëtejshme.
“Nuk mund të flasim as me pyetje hipotetike, por me atë që thonë ekspertët, kemi hetimin epidemiologjik të kryer, sipas protokolleve që kanë konkluzionet e tyre. Jemi të hapur për çdo hap tjetër që mund ti duhen procese që mund të jenë nisur”, tha Manastrliu.
"Sensiviteti për rastin është maksimal, të hapur për hetime të mëtejshme, apo mbështetje nga ISHP, do jemi bashkë për çdo element të diskutueshwm. Protokollet janë ndjekur ne mënyrë rigoroze", tha Tomini.
Nga hetimet që ka bërë ISHP, nuk janë testuar 135 bebet që ishin në maternitet në të njëjtat data me 1-vjeçarin, nga 8 tetori deri në 15 tetor 2021. Raporti i ISHP ndërkohë, nuk tregon se sa është numri i fëmijëve të shtruar në pediatrinë e QSUT-së në periudhat e shtrimeve nga 28 nëntori deri në 2 mars 2022. I sapolindur në tetor të vitit 2021, fëmija u desh të futet në reanimacionin e maternitetit shtetëror Mbretëresha Geraldinë. Aty foshnja qëndroi një javë, nga 8 tetori deri në 15 tetor 2021.
Përballja e dytë me spitalet shtetërore në Tiranë ishte në Reanimacionin e Pediatrisë në QSUT nga data 28 nëntor 2021 deri në 9 dhjetor 2021. Sipas kartelës mjekësore të përmendur në hetimin e ISHP fëmija doli i përmirësuar nga mjekimi i marrë, ndonëse prindërit pretendojnë të kundërtën. Dhe në fakt, nuk kaluan shumë dhe me 31 janar 2022, fëmija i vogël vetëm 3 muajsh në atë kohë, u shtrua sërish në reanimacionin e Pediatrisë me temperaturë 39 gradë. Në datë 1 shkurt 2022 – thuhet në raport- fëmija doli i përmirësuar nga spitali me mjekim ambulator.
Shtrimi i radhës do ishte në 20 shkurt 2022 në pavionin e pneumologjisë. Qëndrimi në spital ishte 4 ditë, deri më 24 shkurt 2022. Me gjendjen e rënduar të fëmijës që nuk po gjente shërim, në fund të shkurtit, sipas prindërve, një nga mjekët e fëmijës Ilirjana Bakalli, hedh për herë të parë hipotezën se fëmija mund të jetë i infektuar me HIV/AIDS.
Prindërit të parët, bënë disa analiza për sëmundje gjenetikisht të transmetuara, por asnjëri nuk rezultoi të ishte mbartës i HIV/AIDS, ndërsa në dijeni të tyre fëmijës iu bë testi për këtë virus. Më 2 mars 2022, përgjigja e analizës solli rezultatin që dy prindërit e rinj as nuk e imagjinonin. Fëmija i tyre rezultoi pozitiv me HIV, edhe pse ata vetë, pas disa analizave të njëpasnjëshme vijonin të rezultonin negative.
Në një përmbledhje që ISHP i ka dërguar prindërve, thuhet se hetimi nisi në prill 2022 dhe ka përfunduar në qershor. Aty theksohet se janë testuar për HIV personeli shëndetësor që i ka shërbyer fëmijës, por se nuk mund ta lëshojë raportin me emrat e tyre si provë në duart e prindërve dhe të avokatit të tyre, pasi shkel ligjin e mbrojtjes së të dhënave personale.
Prindërit kanë biseduar edhe Whatsapp me dr. Silva Binon për të kërkuar përgjigje përse nuk iu morën mostra gjaku fëmijëve të tjerë, kur edhe i vogli i tyre, rezultoi krejt papritur me HIV dhe askush s’e dinte më parë.
Silva Bino në Whatsapp
Babai: zonja Bino ju më thatë është testuar vetëm personeli.
Doktoresha: Po është testuar me emër mbiemër
Babai": Aty thotë nuk kanë rezultuar fëmijë të tjerë me HIV. Më fal si u vërtetua?
Doktoresha: Nuk ka rezultuar ekzistues nga kontrolli i database të personave me Hiv.
Babai: Më fal po ne si prindër ishim?
Po e perseris edhe nje here mendimin tim, femija ka lindur i infektuar nga nje nene e infektuar.Eshte bere nderrimi i femijes ne martenitet , dhe krijohet gjithe kjo kakofoni nena dhe babai te paster foshnja e infektuar. Te meren te gjithe lindjet qe jane bere ato tre dite, te analizohen nenat. hajd te fala shqiperia
PërgjigjuSipas nje shkrimi te meparshem, prinderit kane bere analizat e ADN ne Gjermani, dhe ka dale qe eshte biologjikisht femija i tyre. Nese eshte e vertete, femija eshte infektuar ne sistemin shendetesor ketu.