Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, mëngjesin e sotëm ka publikuar një foto së bashku me doktoresh Irenën, e cila prej 27 vitesh është në shërbim të fëmijëve.
Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, Manastirliu shprehet se doktorësh Irenës, sot pas 27 vitesh po i realizohet ëndrra për ndërtimin e një Pediatrie të re në Elbasan.
Gjatë ditës së djeshme, ministrja ka inspektuar punimet për rindërtimin e Spitalit të ri Pediatrik në Elbasan, punimet e të cilit pritet të përfundojnë brenda vitit.