Fotoja e trinjakëve e publikuar nga Manastirliu

Kronikë

Manastirliu publikon foton e bukur: Pas 40 ditësh të vështira, trinjakët te 'Koço Gliozheni' gëzojnë shëndet të plotë

30 Qershor 2021, 19:17| Përditesimi: 30 Qershor 2021, 19:20

  • Share

30 Qershor- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka publikuar foton e trinjakëve të cilët kanë fituar betejën për jetën në Maternitetin "Koço Gliozheni", pas disa ditëve të vështira në terapi intensive. 

Manastirliu ka falenderuar ekipin mjekësor për kujdesin e treguar ,duke bërë me dije se familja e trenjakëve ka përfituar nga Bonusi i Bebes 360,000 lekë të reja.

"Pas 40 ditësh të vështira në shërbimin e terapisë intensive, trinjakët Roi, Ajsi dhe Ersa sot kanë dalë nga rreziku dhe gëzojnë shëndet të plotë. Mirënjohje për dr. Alma Hysa për përkushtimin ndaj trinjakëve që e fituan betejën për jetën su dhe për të gjithë stafin e Reanimacionit të Maternitetit “Koço Gliozheni”, për kujdesin e jashtëzakonshëm për të lindurit prematurë.  Trinjakët kanë përfituar sot edhe bonusin e bebes prej 360,000 lekë të reja dhe së shpejti do të jenë gati të shkojnë në shtëpi", shkruan Manastirliu.

Familja Boçi nga Lushnja është gëzuar me trenjakët Roi, Ajsi dhe Ersa, një lindje premature 33-34 jave dhe pas shumë ditëve në terapi intensive ata do të kthehen në shtëpinë e tyre shëndosh e mirë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?