Sociale

Manastirliu: Qendra e re shëndetësore në Bardhoc të Kukësit do t’u shërbejë 3 mijë banorëve

25 Janar 2020, 14:31| Përditesimi: 25 Janar 2020, 14:33

  • Share

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dje ka vizituar ambientet e reja të qendrës shëndetësore Bardhoc në Kukës, që është rindërtuar në kuadër të programit të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore.

“Një investim shumë i rëndësishëm, i munguar prej 25 vitesh për komunitetin e Bardhocit. Rindërtuam një qendër shëndetësore model, që shërben rreth 3 mijë banorëve. Programi i rindërtimit të 300 qendrave shëndetësore po jep frytet e veta, si në qytetet e mëdha, edhe në fshatra dhe zonat e thella rurale”, tha Manastirliu, njofton zyra e shtypit.

Po sipas ministrisë janë 180 qendra shëndetësore që kanë përfunduar në 2 vitet e shkuara, ndërkohë që përgjatë vitit 2020, 120 qendra të tjera shëndetësore dhe ambulanca do të rehabilitohen.

“Nga portalet, qoftë “Mjekë për Shqipërinë”, qoftë “Infermierë për Shqipërinë” jemi duke punuar për të rekrutuar nëpërmjet sistemit të transparencës dhe meritokracisë infermierët, për qendrat tona shëndetësore dhe për spitalet. Vetëm gjatë muajve të fundit janë 200 infermierë të punësuar në gjithë Shqipërinë”, tha Manastirliu.

Gjatë vitit 2019, sipas ministrisë së Shëndetësisë "më shumë se 482 mijë qytetarë kanë kryer kontrollin mjekësor bazë, ose 13% më shumë se vitit paraardhës, duke kapërcyer targetin e vendosur vjetor prej 475 mijë kontrollesh".

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?