Politikë

Manastirliu: Sot fillojmë vaksinimin me Sputnik V, të dielën do marrin dozën e parë të moshuarit mbi 70 vjeç

26 Mars 2021, 11:44| Përditesimi: 26 Mars 2021, 15:14

  • Share

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha se sot do të nisë vaksinimi me vaksinën ruse Sputnik V në stadiumin "Air Albania.

E pranishme në  Insitutin e Shëndetit Publik, ku ruhen sipas standardeve teknike vaksinat anti-COVID dhe nga ku po bëhet shpërndarja në të gjithë territorin, Manastirliu njoftoi se të dielën do të nisë vaksinimi masiv i grupmoshave mbi 70 vjeç.

Po ashtu Ministrja shtoi se në pika të caktuara në qytetet e tjera të vendit, do të ngrihen çadra, për të garantuar një proces më të shpejtë të vaksinimit.

"Është një vaksinë që është me një dozë. Sot fillojmë me vaksinën e Sputnik V me të moshuarit në stadiumin "Air Albania", për të zgjeruar grupmoshën. do jenë 5 mijë të moshuar që do vaksinohen me SputnikV. të dielën do fillojmë vaksinimin masiv të grup moshave +70 dhe sipër. Do të vijojmë edhe me vaksinimin me vaksinat që sapo kanë mbërritur. Sot do të fillojë shpërndarja në të gjithë vendin dhe në pika të caktuar anë pika të ndryshme do të ketë një vaksinim masiv me çadra dhe forcat e armatosura për të garantuar një proces të sigurt dhe të shpejtë", tha ministrja.

Ditën e djeshme erdhën në vend 192 mijë doza të vaksinës kineze, ndërsa Rama bëri me dije se janë siguruar në total 1 milion doza të kësaj vaksine. Rama ishte vetë i pranishëm në Turqi për marrjen e dozave të vaksinës kineze, pas marrëveshjes së arritur me kompaninë turke. Vaksina kineze po përdoret gjerësisht në Kinë dhe po ashtu edhe në disa vende të tjera.

Ndërkohë, vendi ynë ka siguruar deri më tani 90 mijë doza të vaksinës Pfizer, AstraZeneca dhe Sputnik V. Procesi i vaksinimit anti-COVID vijon që prej 11 janarit dhe në total janë kryer 53,992 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?