Ogerta Manastirliu dhe Uran Ismaili

Shëndeti

Manastirliu takim me homologun nga Kosova: Do të intensifikojmë bashkëpunimin në Shëndetësi

27 Shtator 2018, 11:14| Përditesimi: 27 Shtator 2018, 11:21

  • Share

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu priti në Tiranë Ministrin e Shëndetësisë së Kosovës, Uran Ismailin ku dakordësuan bashkëpunimin dhe shkëmbimet e ndërsjellta sipas përvojave më të mira të secilit shtet, mes të cilave edhe shkëmbimi i ndërsjelltë i mjekëve sipas nevojave 

Në qendër të bisedimeve të zhvilluara në Tiranë ishin shkëmbimet e ndërsjellta për të zhvilluar sektorin e shëndetësisë, me reformat e ndërmarra në të dy shtetet.

Kjo është një mundësi e mirë për të ndarë eksperiencat dhe për të mbështetur njëri-tjetrin në reformimin e sistemit shëndetësor si këtu në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.

Ogerta Manastriliu, ministër

Duke u ndalur në reformat e nisura nga Qeveria shqiptare, jo vetëm sa i takon infrastrukturës shëndetësore por edhe lehtësimit të procedurave burokratike, për të siguruar një shërbim në kohë dhe me cilësi për qytetarët, Manastirliu i ofroi mbështetjen pa rezerva qeverisë së Kosovës, në ndërtimin e institucioneve shëndetësore dhe në reformat e nisura për të kthyer besimin e qytetarëve tek sistemi shëndetësor.

I kam parë me kënaqësi të madhe reformat e mëdha që ka nisur Shqipëria në shëndetësi. Edhe në Kosovë kemi hapur shumë fronte për të zënë hapin në rrugën e reformave dhe përmirësimit të gjendjes në këtë sektor. Prandaj, kjo vizitë ishte një fillim i mirë i bashkëpunimit dhe bashkërendimit të politikave në rrugët tona për të ndryshuar për më mirë gjendjen në shëndetësi.

Uran Ismaili, ministër

Një prej çështjeve të diskutuara, e sanksionuar tashmë edhe në marrëveshjen mes dy shteteve, është shkëmbimi i ndërsjelljtë i mjekëve sipas nevojave të Shqipërisë nga spitalet e Prizrenit dhe Gjakovës për shërbime të caktuara në veri të vendit dhe nga ana tjetër, mjekë të qendrave universitare për të dhënë shërbim në qendrat klinike universitare të Kosovës.

Ministrat e Shëndetësisë të dy vendeve u dakordësuan që pa humbur kohë të nisin bashkëpunimin, në mënyrë që reformat e nisura në shëndetësi, t’i zhvillojnë në bazë të përvojave më të mira që mund të marrin nga njëri-tjetri.

Gjatë vizitës në Shqipëri, delegacioni i Kosovës, zhvilloi disa takime në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza" dhe Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për të shkëmbyer përvojat profesionale, posaçërisht në fushën e sigurimeve shëndetësore, për ngritjen e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore në Kosovë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?