Ogerta Manastirliu dhe Drejtorit të Përgjithshëm të OBSH-së

Manastirliu takon Drejtorin e Përgjithshëm të OBSH-së: Rritje e kapaciteteve dhe fuqizim i sistemit shëndetësor për përgatitjen ndaj emergjencave

23 Maj 2023, 17:01| Përditesimi: 23 Maj 2023, 17:05

  • Share

Gjenevë, 23 maj - Në një takim të zhvilluar sot në Gjenevë mes Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Drejtorit të Përgjithshëm të OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, u diskutua për rëndësinë e adresimit të sfidave që solli pandemia, si përgatitja për emergjencat, investimet në sistemet shëndetësore, çështjet e shëndetit mendor si dhe edukimi në vazhdim i stafeve mjekësore.

“Trajnimi dhe edukimi i burimeve njerëzore përmes programeve të përbashkëta ndërmjet shteteve, është një ndër mekanizmat që mund të jenë pjesë e një platforme aktive komunikimi, për të forcuar burimet njerëzore në shëndetësi. Ne kemi interes për pjesëmarrjen në inisiativën e trajnimit dhe edukimit në vazhdim infermierëve me synim rritjen e kapaciteteve dhe standardeve të cilësisë të kujdesit infermieror”, tha Manastirliu, gjatë takimit me Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Duke folur për shërbimet në nivelin parësor për problematikat e shëndetit mendor në periudhen post-pandemi, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale foli për zbatimin e një strategjie konkrete në kujdesin parësor.

“Ne kemi hapur 50 qendrat e para socio-shendetësore dhe synojme ti zgjerojmë dhe me 50 qendra të tjera brenda vitit, duke rritur aksesin e qytetarëve në qendrat e kujdesit parësor për problematikat e shëndetit mendor”, u shpreh Ministrja Manastirliu.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Dr. Tedros, vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria për rritjen e aksesit në shërbime shëndetësore për çështjet e shëndetit mendor.

“Shëndeti mendor është sfida më e madhe, sidomos me impaktin që la pas pandemia e COVID-19, ndaj është e rëndësishme rritja e aksesit në shërbime për shëndetin mendor”, tha Dr. Tedros.

Takimi mes Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Drejtorit te Përgjithshëm të OBSH dr. Tedros Adhanom, u zhvillua në kuadër të Asamblesë së 76-të të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që po mbahet në Gjenevë të Zvicrës, me pjesëmarrjen e politikberesve, ekspertë dhe përfaqësues të institucioneve shëndetësore, ku po diskutohet për sfidat e sistemeve shëndetësore, impaktin e pandemisë në shëndetin e popullatës dhe nevojën për të bashkuar forcat dhe forcuar kapacitetet, për të garantuar përgatitje dhe përgjigje të shpejtë ndaj emergjencave shëndetësore si dhe rolin e teknologjisë dhe inovacionit në aksesin e shërbimeve shëndetësore.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?