Rama: Jemi duke bërë më shumë teste dhe mbase mund të thuash diçka lidhur me shifrat dhe parashikimin, që mesa ndjek kurbën jemi brenda parashikimeve bazuar te efekti i covid 19
Manastirliu: Do të testojmë, testojmë, testojmë të dyshuarit dhe ata që kanë nevojë të heqin dyshimet nëse janë të prekur apo jo për të ndërprerë zinxhirin e infektimit të Covid 19. Kemi bërë testime aq nevojë sa kemi pasur, Epidemiologët në të gjithë vendin po bashkëpunojnë me urgjencat rajonale dhe ato të ardhura në numrin 127për të identifikuar rastet e prekura. Nëse do të testojmë të gjithë popullatën, do të duhet ta ritestojmë atë periodikisht dhe kjo nuk është vetëm një çështje buxheti, por nuk e përjashtojmë dot riskun e tyre me testin, pasi ato mund të infektohen në një moment të dytë.
Jemi në javën e tretë dhe kërkon një numër testime për të ndërprerë zinxhirin e infektimit. Ne testojmë personat që shfaqin shenjat dhe të afërmit e tyre, në mënyrë që të krijojmë izolimin e covid 19. Kjo është strategjia e duhur e marrë nga qeveria dhe është mbështetur dhe nga ekspertët. Kurba do të fillojë të rritet dhe masat e ndërmarra do të vlerëson ndoshta jo këtë javë por në fillim të javës tjetër rreth datës 30 mars. Gjatë kësaj kohe do të rishikohen të gjitha modelet dhe probabilitet e ekspertëve për të mbajtur sa më poshtë kurbën. Testimet ne i kemi shoqëruar me masa të menjëhershme të vetizolimit, ndërsa vendet e tjera kanë kryer testime në masë dhe më pas kanë marrë masat. Efekti i masave nuk do të shihet ndoshta këtë javë por javës tjetër besoj se po, duhet t'i japim frymë sistemit tonë shëndetësor.
Lajmi kryesor:
Nis puna për spitalin karantinë! Rama online me ministrat: Asnjë pensionist s'do lejohet jashtë! Sot erdhën 50 mijë mjete mbrojtëse
//ReportTv.al