Politikë

Manastirliu tregon situatën e COVID: Kanë rënë shtrimet në spitale dhe incidenca! Nuk ndalemi me vaksinimin

4 Maj 2021, 11:23| Përditesimi: 4 Maj 2021, 11:45

  • Share

 

Duke folur për disa akte normative që lidhen me vaksinat, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri në Kuvend një pasqyrë të situatës së situatës së COVID në vendin tonë.

Manastirliu tha se ka një rënie të ndjeshme të shtrimeve në spitale.

"Pozitiviteti është tashmë vetëm 4%. Çlirimi gradual i jetës sociale dhe ekonomike duhet të shoqërohet nga kujdesi. Tashmë kemi përgjysmim të incidencës dyjavore dhe ka rënie të ndjeshme të shtrimeve në spitale. Ekspertët e Komiteti janë duke vlerësuar masat, por vendimet do të merren më bazë të vlerësimit të situatës epidemiologjike. Të ecim të vendosur përpara në këto hapat e fundit drejt normalitetit.

Ne sot sjellim disa akte normative për të rritur më tej sasinë e vaksinave sinovac. Përpjekjet tona bëhen edhe më domethënëse për sigurimin e vaksinave. Pak ditë më parë mbërritën 25 mijë doza të Sputnik V.  Çdo qytetari që heziton të bëjë vaksinat i them të dëgjojmë autoritetet shëndetësore.

Ne nuk do të ndalemi për t'i mundësuar të gjithë shqiptarëve mundësinë për të marrë vaksinën anti COVID", tha ndër të tjera ministrja Manastirliu.


Lajmi kryesor:

Kuvend pas 25 prillit! Denaj: Shtojmë 2 miliard lekë për vaksinat! Balla: Meta të shkarkohet, duam president mbi palët për çuarjen e Shqipërisë në BE! Për vrasjen në Elbasan të hetohet PD


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?