Sociale
Shëndeti

Manastirliu viziton qendrën e rehabilituar shëndetësore në Korçë: Analiza falas për kancerin e qafës së mitrës

10 Shkurt 2019, 09:49| Përditesimi: 10 Shkurt 2019, 12:53

  • Share

 “Testi HPV për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës për gratë e grupmoshës 40-49 vjeç, do të kryhet falas në çdo qendër shëndetësore”. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë inspektimit në qendrën shëndetësore të rehabilituar të lagjes 4 në Korçë.

Investojmë jo vetëm për përmirësimin e infrastrukturës në kujdesin parësor, por edhe në programet kombëtare të parandalimit, si, kontrolli mjekësor bazë dhe depistimi i kancerit të qafës së mitrës, për të ulur barrën e sëmundshmërisë dhe për të përmirësuar shëndetin e qytetarëve”, tha Manastirliu.

Kemi shkurtuar në rang kombëtar, nga 8 në 3 ditë, kohën e pritjes për vizitë te mjeku specialist, falë programit të referimit online, që ka lehtësuar qytetarët dhe mjekët” u shpreh Manastirliu duke u ndalur tek programet e shëndetësisë elektronike.

Qendra shëndetësore e lagjes 4 në Korçë, e cila ju shërben 5 mijë banorëve të rajonit 2 të këtij qyteti, ofron sot një standard të ri shërbimi për qytetarët. Kjo qendër është një prej 80 qendrave shëndetësore dhe ambulancave të rindërtuara, pjesë e programit kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave moderne shëndetësore.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • opioninion: 10/02/2019 12:23

    te kontrolloj prokurora valasdhe spitali klinika qendre shendesroe farmaci qe nakoha e berishedhe ne kohen nanos metesspitali private mjeke nuk sbatoje orarite kontrolloje dhe internete dhe sorollate qe ben mjekene abulanceedhe qendre shendesore tek rruga elbasani dhe dispanceria

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?