Sipas përditësimeve të fundit nga Ministria e Shëndetësisë në 24 orë janë shtuar 24 persona të prekur me COVID-19 në vendin tonë, duke e çuar në 518 numrin e të prekurve në total.
Testimet e kryera në ditën e fundit kanë qenë 269, ndërkohë që fatkeqësisht raportohet vdekja e një 64-vjeçarje, e cila prej dy javësh qëndronte e intubuar. Sot hartës me të prekur i është bashkuar Mallakastra, e cila deri më sot ishte një bashki e paprekur.
Më herët të dhënat u njoftuar nga ministrja Manastirliu në Kuvend teksa miratoheshin ndryshimet në kodin penal, ndërsa më pas i konfirmoi edhe Ministria e Shëndetësisë.
Dy vajza banuese në të njëjtin pallat në Kamëz pas bërjes së tamponit kanë dalë negative me koronavirus. Burime për Report Tv pohojnë se vajzat janë punonjëse në call center.
Ato janë marrë me ambulancë, pasi kërkuan ndihmë te 127 nisur nga simptomat.
Gjysma e 26 të shëruarve brenda 24 orëve të fundi kanë qenë në qytetin e Shkodrës. Lajmin e jep ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Në reagimin e saj, Manastirliu thekson se pavarësisht ditën e sotme ka pasur një numër më të lartë të rasteve të reja, kjo është dita e pestë ku numri i të shëruarve ka kaluar numrin e të infektuarve aktiv.
"26 të shëruar në 24 orë, gjysma e të cilëve në Shkodër. Lajm inkurajues është se numri i të shëruarve prej 5 ditësh e kaluar numrin e të infektuarve aktiv", shkruan Manastirliu.
Postimi i ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu
Drejtoresha e epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino, i është përgjigjur sot pyetjeve të drejtuara nga gazetarët ku ka mohuar të ketë të prekur me COVID-19 në burgun e Reçit. Sipas Binos nuk ka asnjë të burgosur në Shqipëri me koronavirus, por staf të burgut po, ashtu siç është raportuar më parë. Sakaq Bino pranoi se ka të prekur në fshatrat e Tiranës, por numrat nuk janë të shumtë.
A ka burgosur me COVID-19, sidomos në burgun e Reçit?
Jo nuk asnjë të burgosur të sëmurë me Covid-19 as në burgun e Reçit dhe në asnjë burg në vendin tonë.
Po personel të burgut, a ka të infektuar?
Kemi patur të infektuar nga personali në burgje, siç e kemi njoftuar më parë, por nuk ka ndryshime në numër.
Sa kushton një test? Sa tampone janë marrë që nga fillimi dhe me çfarë procedure?
Ne kemi patur tampona që në fillim dhe kite e gen për teste me PSA, pra testin molekular me këtë virus, pasi jemi përgatitur që kur filloi sëmundja në Kinë. Më pas janë blerë nga Ministria e Shëndetësisë.
Cilat janë vatrat e nxehta në Tiranë dhe a ka të infektuar në fshatrat e Tiranës?
Unë nuk mund të flas për vatra në nxehta. Ne e thyejmë konceptin vatër pasi në kemi kryesisht në familje. Janë të lidhur me grupe familjesh. Ka pasur edhe në fshatrat e Tiranës por jo me një numër të lartë rastesh.
Qarku i Shkodrës shënon 12 raste të reja të personave të prekur me COVID-19. Nga 12 pacientët e konfirmuar pozitiv, 1 është infermiere në repartin e reanimacionit në Spitalin e Shkodrës, ndërsa një rast tjetër është një pacient në repartin e infektivit në Spitalin e Shkodrës. Për herë të parë është regjistruar dhe një rast i ri në Kryebushat të Bashkisë Vau të Dejës. Aktualisht Shkodra shënon 83 raste të personave të prekur nga COVID-19, duke u renditur e dyta pas Tiranës me numrin më të madh të infektuarve nga koronavirusi.
Një ambulancë ka mbërritur para pak çastesh në spitalin e infektivit ku mjekohen personat të cilët janë te prekur me COVID-19. Siç duket nga foto ajo qëndron e shtrirë, ndërsa menjëherë e kanë pritur tre punonjës të shërbimit spitalor. Nuk bëhet me dije se nga vjen ky rast, por me siguri raportohet të nesërmen kur ministria sjell përditësimet e fundit mbi të prekurit me COVID-19.
COVID-19 shënon një rast të ri në zonën e Mallakastrës në fshtin Aranitas, ku një infermiere e qëndrës shëndetsore në këtë fshat ka dalë pozitive pas tamponit të bërë dhe pse më herët nuk ka shfaqur siptoma. Si shkak i infektimit nga koronavisuri i gjithë stafi mjekësor i qendrës shëndetsore është vetkarantinuar. Dyshohet se infermierja ka patur kontakt me një person të ardhur nga Greqia. Ndërsa në Fier 3 persona të të njëjtës familje kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Kjo është një vatër e re dhe mësohet se mostrat jane marrë në datë 14. Ka nisur puna për hetimin e kësaj vatre të re si dhe për përcaktimin e personave të kontaktit në bashkëpunim me qendrat shëndetësore.
Ministria e Shëndetësisë ka kofirrmuar atë që tha pak më parë Ogerta Manastirliu mbi të dhënat e të prekurve me koronavirus për 24 orët e fundit. Në një ditë janë testuar 269 persona nga të cilët kanë rezultuar pozitiv 24 prej tyre, duke e çuar në 518 numrin e të prekurve në total në vendin tonë.
Për fatin e keq një 64-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 në mëngjesin e sotëm, e cila ka qenë intubuar prej dy javësh. Si rrjedhojë shkon në 26 numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të këtij virusi.
Ndërkohë raportohet se 53 teste nga 269 kanë qenë për personelin shëndetësor, nga të cilët 6 kanë rezultuar pozitiv. Ndërsa rastet në raport me qytetet kanë qenë: 3 raste në Tiranë, 3 raste në Kukës, 3 raste në Fier, 1 rast në Korçë, 1 rast në Kavajë, dhe hartës i shtohet Mallakastra me 1 rast.
Ministria e Shëndetësisë: 24 raste të reja, shkon në 518 numri i të prekurve
Një paciente 64-vjeçare ka ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit. Shkon në 277 numri i të shëruarve
Në vijim të informimit të përditshëm ju bëjmë me dije për situatën e 24 orëve të fundit në Shqipëri lidhur me infeksionin Sars Cov2 dhe sëmundjen COVID-19.
Dje janë testuar 269 persona të dyshuar me COVID-19, mes tyre 53 janë personel shëndetësor.
Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 24 raste pozitive me COVID19, prej të cilëve 6 janë personel shëndetësor.
Nga rastet e reja 12 i përkasin Shkodrës, dhe kemi 3 raste në Tiranë, 3 raste në Kukës, 3 raste në Fier, 1 rast në Korçë, 1 rast në Kavajë, dhe hartës i shtohet Mallakastra me 1 rast.
Deri në këto momente janë testuar 4827 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 518 raste.
Mëngjësin e sotëm ka ndërruar jetë një paciente 64-vjeçare nga Tirana e intubuar prej më shumë se 2 javësh. E shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” gjendja shëndetësore e pacientes është përkeqësuar mëngjesin e sotëm dhe ka bërë arrest kardiorespirator. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor të reanimacionit nuk ka mundur të mbijetojë. 64-vjeçarja kishte disa sëmundje bashkëshoqëruese.
Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë semundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.
Gjatë 24 orëve të fundit, 26 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 277.
Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 34 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 3 prej tyre janë të intubuar.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë.
Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet në Mallakaster dhe zgjerohet në Tiranë, Kukës, Fier, Kavajë, Shkodër dhe Korçë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
- Tiranë 241 raste
- Durrës 42 raste
- Lushnje 6 raste
- Elbasan 16 raste
- Fier 35 raste
- Kavajë 9 raste
- Rrogozhinë 4 raste
- Korçë 19 raste
- Vlorë 5 raste
- Shkodër 83 raste
- Lezhë 14 raste
- Berat 2 rast
- Has 13 raste
- Krujë 7 raste
-Tropojë 4 raste
- Pukë 5 raste
- Mirditë 3 raste
- Kukës 9 rast
-Mallakastër 1 rast
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Në këto momente kërkohet përgjegjshmëri nga ana e qytetarëve për të respektuar distancën e nevojshme mes njëri tjetrit dhe ruajtjen e higjienës personale.
Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit duhet të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.
Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.
Rritet numri i personave të prekur nga Covid 19 në qytetin veriror të Kukësit. 3 persona të tjerë pjesë e stafit mjekësor të spitalit të Kukësit kanë rezultuar pozitiv. Burime bëjnë me dije se të infektuar janë dy infermiere dhe 1 radiolog. Me tre rastet e reja numri i personave të prekur në qytetin e Kukësit shkon në 9 ndërsa në rang qarku 26, një prej të cilëve banor i Hasit ka humbur jetën. Kukësi regjistron 9 raste ,Hasi 13 raste dhe Tropoja 4 raste të personave të prekur me COVID-19. Ishin pikërisht Hasi dhe Tropoja dy vatrat e para me Covid 19, që prej të martës që u shtri më pas dhe në Kukës.Të gjithë personat e infektuar në qytetin e Kukësit janë në karantinë në shtëpitë e tyre dhe fatmirësisht gjendje shëndetësore e tyre deri më tani është e qëndrueshme.
Një 80-vjeçare në qytetin e Korçës rezulton të jetë e prekur me COVID-19, pasi është kontakt i një person i të prekur. Sipas burimeve 80-vjeçarja është infektuar nga bashkëshorti i saj, i cili është identifikuar më parë pozitiv me koronavirus.
Bashkëshorti i 80-vjeçares u konfirmuar pozitiv me 23 mars. Pas hetimit dhe gjurmimit epidemiologjik të kontakteve dhe të afërmve, sipas burimeve rezulton se dhe bashkëshortja e tij të jetë infektuar.
Nga njera ane thone se e kane situaten ne kontroll por ketej miratojne ndrydhime ne kodin penal.
Përgjigjupo tani po ulen a po rriten rastet se nuk po duket ndonje renie? kemi 1.5 muaj brends tani po kalojme ne depresion nderkohe qe ka thate kaloi piku. o merrni masa tamam o lereni fare se do cmendemi para leshit te pikut
Përgjigju