Lojtari i Manchester City, Gabriel Jesus gjatë ndeshjes përballë Totenham

Sport

Manchester City dhe Totenham ndahen në barazim, Jesus i anulohet goli në fund

17 Gusht 2019, 20:42| Përditesimi: 17 Gusht 2019, 20:52

  • Share

ANGLI- Manchester City dhe Totenham Hotspurs janë ndarë mes tyre në një barazim 2-2 në Etihad Stadium në javën e dytë të Premier League. Vendimtar ishte goli i Gabriel Jesus në minutën e 92' i cili u anulua. 

Pas festimit të golit nga Gabriel Jesus u mendua se ndeshja do të përfundonte 3-2, por arbitri i ndeshjes Michael Oliver konstatoi se para Jesus, mbrotjësi i Manchester City Laporte devijoi topin me dorë. 

Sa i përket ndeshjes ajo u zhbllokua nga Raheem Sterling me një gol me kokë në minutën e 20'. Spursat do të reagonin shpejt me Lamelan i cili përfitoi nga një pozicionim i gabuar i portierit Ederson. 

Bomberi argjentinas i Aguero kaloi përsëri në avantazh Manchester City-n pasi përfitoi nga një asist i De Bruyne nga krahu i majtë. Në pjesën e dytë Totenham barazoi me Lucas Moura, i cili çuditërisht është një nga lojtarët më të shkurtër të ekipit të Pochettinos por u gjend në vendin e duhur pas krosimit të Erik Lamelas. 

Manchester City dhe Totenham Hotspurs shkojnë në kuotën e katër pikëve me këtë rezultat të arritur ditën e sotme ndërsa Premier League pas dy javësh kryesohet provizorisht nga Arsenal dhe Liverpool me pikët maksimale 6. 

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?