Manchester City fitoi 1-3 në transfertë me RB Leipzig për raundin e dytë në grupin G të Champions League. "Qytetarët" janë kampionët në fuqi të këtij kompeticioni, ndërsa kaluan në avantazh me Foden pas 25 minutave lojë, para se Openda të barazonte ndeshjen në pjesën e dytë. Djemtë e Guardiolës nuk u dorëzuan dhe shënuan me Julian Alvarez në minutën e 84. Kampioni i botës mrekulloi me një goditje të ëmbël, teksa Doku në 90+2 shënoi për 1-3. Me dy fitore pas po kaq ndeshjeve, City prin grupin me gjashtë pikë, teksa Leipzig mbetet me tre pikë në vendin e dytë.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Milani 'pa busull' në Champions League, Newcastle turpëron PSG-në! Man. City mrekullohet nga Alvarez, Lazio fiton 'in-extremis'! Shënon Arbnor Muja
S.Dh/ReportTv.al