Sport

Manchester City fiton përballë Liverpoolit dhe rihap garën për titullin, Reali e nis keq vitin

4 Janar 2019, 07:41| Përditesimi: 4 Janar 2019, 07:50

  • Share

Manchester City ka mposhtur Liverpoolin 2-1 në  super sfidën e kampionatit anglez të futbollit duke rihapur garën për titullin kampion. Sergio Aguero kaloi në avantazh City-n në pjesën e parë, Roberto Firmino vendosi barazpeshën në të dytën, por vetëm për 8 minuta, pasi Leroy Sane ishte heroi i vendasve që u dha fitoren me golin e dytë.

Pavarësisht humbjes së parë, Liverpooli vijon kryesimin e kampionatit me 54 pikë, 4 më shumë se City që ndodhet në vendin e dytë.
Ndërkohë që mbrëmë është zhvilluar edhe ndeshja mes Villarrealit dhe Realit të Madridit e mbyllur në barazim 2-2. Hapi fals i largon madrilenët akoma më shumë nga kreu.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?