Manchester City ka hyrë në garë për të siguruar shërbimet e mesfushorit holandez Xavi Simons, duke synuar t’i prishë planet e Chelseat. 'Blutë' e Londrës kanë zhvilluar bisedime me Leipzig, me një ofertë rreth 60 milionë paund dhe kanë marrë miratimin e 22-vjeçarit për të nisur negociatat personale.
Në kampin e 'Qytetarëve', Simons shihet si zëvendësuesi ideal për Savinhon, i cili është në shënjestrën e Tottenham. Vetë Simons ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Bundesliga, pas dështimit të Leipzig për t’u kualifikuar në arenën evropiane.
Sezonin e kaluar, Simons shkëlqeu me 10 gola dhe 7 asiste në 25 paraqitje në Bundesligë, duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha të Evropës.
Një pengesë e madhe për Manchester Cityn mbetet rregulli i Federatës Angleze për numrin e lojtarëve jo-vendas, pasi ekipi i Pep Guardiolës tashmë e ka tejkaluar kufirin prej 17 futbollistësh të tillë në skuadër.
Komente
