Manchester City mposht UEFA-n në CAS, sezonin e ardhshëm do luajë në Champions League (VIDEO)

13 Korrik 2020, 11:01| Përditesimi: 13 Korrik 2020, 13:26

  • Share

Manchester City sezonin e ardhshëm do të luajë në Champions League. Kjo pasi CAS ka hequr sot dënimin e dhënë nga UEFA me dy vite përjashtim për shkak të shkeljes së rregullave të 'Fai Play-t Financiar'. “Manchester City nuk i ka fshehur të dhënat e kontratave të sponsorizimeve,”- thuhet ndër të tjera në vendimin e CAS.

Së bashku me përjashtimin Manchester City ishte dënuar edhe me një gjobë prej 30 mln eurosh, e cila ishte e barabartë me shifrën e manipuluar te bilancet e 'Fair Play-t Financiar'. Një shumë që tani është konvertuar në 10 mln euro. Në hetimet e UEFA-s u tha se klubi ishte sponsorizuar nga një kompani e cila ishte në pronësi të pronarit të klubit dhe për këtë arsye erdhën edhe masat. Tani gjithçka është nul dhe duke parë që klubi pothuajse e ka siguruar vendin e dytë e dytë në kampionat sezonin e ardhshëm do të luajë në Champions League.

Në këtë mënyrë bien poshtë edhe hipotezat për largimin e shumë lojtarëve, që u përfolën menjëherë pas vendimit të marrë nga UEFA më 14 shkurt.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?