Premier League e futbollit në Angli zhvilloi të martën në mbrëmje katër ndeshjet e para për raundin e 21-të.Te fitorja doli vetëm West Ham, ndërsa në barazim u ndalën kryesuesit e Liverpool, Manchester City dhe Chelsea.
Në Londër vendasit e Brentford ndalën 2-2 Manchester Cityn në një ndeshje dramatike që u vendos në sekondat e fundit. Miqtë e Guardiolës gjetën dy gola në pjesën e dytë me Foden në minutat 66 dhe 78, duke mos mbajtur dot epërsinë. Ishte Uissa në të 82 që shkurtoi shifrat, para se Norgaard në shtesën e dytë të vuloste barazimin 2-2 duke bërë që skuadrat të ndanin nga një pikë.
Chelsea dhe Bournemouth barazuan 2-2 në "Stamford Bridge". Palmer kaloi në epërsi vendasit pas vetëm 13 minuta lojë, me pjesën e parë që u mbyll në avantazhin minimal të djemve të Marescas. Në fraksionin e dytë Bournemouth përmbysi me golat e Kluivert dhe Semenyo, para se Reece James të shënonte në shtesën e pestë golin e barazimit dhe të shpëtonte Chelsean nga turpërimi.
Në "City Ground" Nottingham dhe Liverpool barazuan 1-1. Forest janë kthyer në makthin e Liverpool këtë sezon, pasi janë skuadra që i kanë shkaktuar humbjen e vetme. Edhe dueli i fundit nuk ishte i lehtë për kryesuesit e Liverpool që panë të ndëshkoheshin pas tetë minutave me golin e Uood. Duhej Diogo Jota në minutën e 66-të për golin e barazimit 1-1. Liverpool vijon të jetë në krye të Premier League.
Premier League, raundi 21:
E martë, 14 janar 2025
Brentford 2-2 Manchester City
Chelsea 2-2 Bournemouth
West Ham 3-2 Fulham
Nottingham 1-1 Liverpool
Renditja: