Manchester City

Sport

Manchester City shënon 8 gola në FA Cup, Guardiola konfirmon largimin e kapitenit! Chelsea fiton me 'shuplakë'

11 Janar, 22:29| Përditesimi: 11 Janar, 22:31

  • Share

FA Cup është në raundin e 1/32. Pas triumfit të Liverpoolit 4-0 kundër Accrington, te suksesi me goleada kanë dalë edhe Manchester City dhe Chelsea. Tre skuadrat kalojnë më tej.

Në "Etihad" vendasit fituan 8-0 kundër modestëve të Salford. Doku me dopietë, Muamba, O'Railly, Grealish dhe tripleta e McAree i dhanë triumfin djemve të Guardiolës.

Ndërkohë pas ndeshjes trajneri Pep Guardiola ka thënë se kapiteni Kyle Walker ka kërkuar të largohet nga Manchester City. "Dy ditë më parë, Kyle ka kërkuar të largohet dhe të provojë shanset e tij jashtë Anglisë", tregoi spanjolli.

Në "Stamford Bridge" Chelsea nuk e pati të vështirë të fitonte 5-0 kundër Morecambe. Blutë shënuan me Aderabioyo, pasi më herët në pjesën e parë Nkunku gaboi penalltinë. Në pjesën e dytë ekipi i Marescas shënoi edhe katër herë me Nkunku, sërish Aderabioyo dhe Joao Felix me dopietë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?