Manchester City dhe Fluminense në garë për trofeun

Manchester City s'i llogarit japonezët, mund 3-0 Urawan dhe gjen Fluminensen në finalen e Kupës së Botës për klube (GOLAT)

19 Dhjetor 2023, 21:13| Përditesimi: 19 Dhjetor 2023, 22:07

  • Share

Manchester City mundi 3-0 Urawa Reds në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Botës për klube dhe siguron vendin në finalen e 22 dhjetorit kundër brazilianëve të Fluminenses.

Në "King Abdullah Sports City" në Jeddah të Arabisë Saudite, City i Guardiolës tregoi se përse është kampioni në fuqi i Champions League. Anglezët kontrolluan lojën, megjithatë goli i parë i ndeshjes u shënua në minutën e 45+1 nga autogoli i Hoibraaten.

Pjesa e dytë ishte me ritëm të njëjtë, teksa Kovacic në të 52 minutë shënoi për 2-0. Bernardo Silva në të 59 minutë "vulosi" gjithçka me golin e tretë, çka bëri që City të jetë në garë për një trofe me brazilianët e Fluminenses. Dueli do zhvillohet të premte në orën 19:00 në Jeddah dhe për Cityn është historike si arritje, pasi merr pjesë për herë të parë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?