Florian Wirtz pritet të jetë një nga emrat më të nxehtë të merkatos së verës. Fantazisti gjerman, pas një sezoni spektakolar me Bayer Leverkusen, është në radarët e klubeve më të mëdha europiane. Megjithatë, njëri prej tyre ka dalë nga gara.
Manchester City që kishte shfaqur interes për 22-vjeçarin, ka vendosur të tërhiqet. Sipas raportimeve të BBC, "Qytetarët" e konsiderojnë të ekzagjeruar çmimin total prej rreth 300 milionë euro, që përfshin kartonin, komisionet e agjentëve dhe pagat afatgjata të lojtarit.
Me tërheqjen e Cityt, gara për firmën e Wirtz është ngushtuar. Në garë kanë mbetur Bayern Munich dhe Liverpool, dy klube që po monitorojnë nga afër situatën. Leverkusen kërkon të arkëtojë rreth 150 milionë euro vetëm nga kartoni i lojtarit, por nuk janë të prirur ta shesin atë te rivali direkt, Bayerni.
Pavarësisht kësaj, burime pranë lojtarit pohojnë se dëshira e Wirtz është të transferohet te Bayern Munich, çka e komplikon pozicionin e klubit të tij aktual.
Komente
