Sulmuesi francez, Anthony Martial

Manchester United gjobit me 200 mijë euro futbollistin e vet

1 Gusht 2018, 14:26| Përditesimi: 1 Gusht 2018, 14:32

  • Share

Manchester United do të gjobisë me 202 mijë euro sulmuesin francez, Anthony Martial. Ylli i “Djajve të Kuq” ka marrë leje nga trajneri Mourinho për t’u larguar nga grumbullimi me ekipin, për të asistuar lindjen e djalit të tij në Paris.

Megjithatë, Martial pritej të kthehej në qendrën stërvitore të skuadrës në Los Angeles për pjesën e mbetur të turit amerikan, që u mbyll me një fitore 2-1 mëngjesin e së martës kundër Real Madrid. United është kthyer në Angli menjëherë pas përfundimit të atij takimi, por nuk dihet nëse Martial do të bashkohet me skuadrën në Carrington.

Martial, sipas shtypit anglez, ka shkelur kushtet e kontratës pasi ka humbur një total prej tetë ditësh stërvitje në fazën përgatitore. Ai fiton 101 mijë euro në javë dhe pritet të gjobitet me rrogën e dy javëve për mungesën pa leje. Në konferencën për shtyp të zhvilluar pas ndeshjes me Real-in, Mourinho ka thënë se ai nuk e di nëse Martial do të bashkohet me ekipin.

22-vjeçari, nga ana a e tij, e ka bërë të qartë dëshirën për t’u larguar nga skuadra këtë verë. Ky incident ka ardhur në fund të një turi parasezonal që nuk ka shkuar aspak mirë për trajnerin portugez, i cili shihet si favoriti për t’u shkarkuar nga kompanitë e basteve angleze.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?