Manchester United nxjerr Milanin nga Europa, Dinamo Zagreb eliminon Tottenham, ja 8 ekipet çerekfinaliste (VIDEO)

19 Mars 2021, 10:21| Përditesimi: 19 Mars 2021, 14:11

  • Share

Pol Pogba nxjerr Milanin nga Europa. Manchester United ka fituar 1-0 ndeshjen e kthimit të fazës së 1/8 të Europa League ndaj Milanit dhe siguron kalimin për në çerekfinale. Vendosi goli i Pogba në fillimin e pjesës së dytë.

Roma fitoi sërish ndaj Shakhtar Donetsk. Verdhekuqtë triumfuan 2-1 në Ukrainë falë dygolëshit të Borya Mayoral dhe janë i vetmi ekip italian ende në garë në kompeticionet evropiane.

Surpriza më e madhe erdhi nga Zagrebi. Dinamo arriti një kualifikim të pabesueshëm ndaj Tottenham duke eliminuar ekipin e Mourinhos që ndeshjen e parë e kishte fituar 2-0. Heroi i kroatavë ishte Mislav Orsic që realizoi të tre golat në fitoren 3-0 pas kohëve shtesë. Dinamo Zagreb bën historinë duke kapur çerekfinalet e Europa League.

Arsenali u mund në ndeshjen e kthimit 1-0 nga Olympiacos por falë fitores 3-1 në ndeshjen e parë kaloi më tej. Për në çerekfinalet e Europa League janë kualifikuar edhe Ajax, Slavia e Pragës dhe dy ekipet spanjolle Villarreal e Granada.

 Përgatiti Andi Kapxhiu

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?